Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja e re në PD/ Kush firmosi për procesin e fundit zgjedhor të FRPD-së, zbardhet dokumenti i 2015-ës

Përplasja e re në PD/ Kush firmosi për procesin e fundit zgjedhor

Kryedemokrati Lulzim Basha udhëzoi një ditë më parë nisjen e procesit të rizgjedhjes të strukturave të FRPD-së dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyr procesin. Ky vendim i Bashës është kundërshtuar nga anëtarët e FRPD-së, ndërsa në mbështetje të tyre ka dalë edhe deputeti i Partisë Demokratike, kreu i kësaj organizate, Belind Këlliçi.

Ky i fundit ka deklaruar se vendimi i Bashës për riorganizimin e strukturave të FRPD-së ka ardhur menjëherë pasi i kishte konfirmuar Bashës pjesëmarrjen në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha që do të mbahet ditën e diel. Ai ka theksuar se veprimi i ndërmarrë nga Basha është nul.

“Vendimi erdhi pasi unë i konfirmova Bashës pjesëmarrjen në foltoren e të dielës. Që nga 10 shtatori PD është në një krizë të brendshme që duhet të marrë zgjidhje nga institucionet e partisë me votë. Qëndrimi ynë unanim që është firmosur nga të gjithë anëtarët ka qenë i prerë se ne këtë proces nuk e njohim dhe kur të piqen kushtet ne kemi detyrim statutor të bëjmë zgjedhje.

Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe themelet e PD janë te forumi. Jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Vendimet përherë merren me votë. Vendimi për zgjedhjet në FRPD është nul pasi nuk është kompetencë e kryetarit”, tha Këlliçi.

Por si është proceduar në procesin zgjedhor të FRPD-së në tetorit të 2015-ës, ku kryetar u zgjodh Belind Këlliçi.

Në një dokument të publikuar 6 vjet më parë procesin zgjedhor për FRPD e ka shpallur Kryetari i PD.

Sic duket, Basha ka firmosur për nisjen e procesit të riorganizimit të FRPD, duke filluar me anëtarësimet e reja dhe duke vazhduar me zgjedhjet në të gjitha nivelet dhe strukturat e FRPD-së.

 

Përplasja e re në PD/ Kush firmosi për procesin e fundit zgjedhor

Të fundit