Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja në Elbasan, Boçi: Gjergj Luca i Ramës më tha që do të ta mbush barkun me plumba

Përplasja në Elbasan, Boçi: Gjergj Luca i Ramës më

Kandidati për deputet në zonën e Elbasanit, Luciano Boçi ka zbardhur detaje nga përplasja e tij sot me biznesmenin Gjergj Luca në Labinot.

Duke folur për Syri tv, Boçi tha se personi që ishte me të i ka kërkuar Lucës që të ruhet distanca dhe pas tensionimit të situatës e ka kërcënuar me jetë.

Lokali ku ndodhi sulmi nuk është i biznesmenit në fjalë. Ëshë një investim i disa vëllezërve në fshatin Labinot që është në një distancë të afërt me biznesin e Z. Luca. Në momentin e që mbylla takimin, duke biseduar me një nga banorët jashtë lokalit, për fushatën, për mënyrën e votimit, Z. Luca futet nga një hyrje anësore e lokalit, dhe fillon sharjen dhe të ofendimet në distancë. Më pas afrohet dhe me mendimin që do të dialogonte më pas shpërthen në një përpjekje për të goditur.

Dhe sigurisht instinktet mbrojtëse janë normale dhe reagimi ka qenë në kufijtë e një përsosni që agresohet nga njeri që njihet për mënyrën e tij të agresionit.

Personi që ishte me mua ka kërkuar që të ruhet distanca dhe falë këtij personi Luca është larguar dhe më ka kërcënuar me jetën time.

Ky ka atë shprehjen e bukur të gangsterëve dhe më tha ‘do të ta mbush barkun me plumba’ dhe kjo i jep vetëkënaqësi. E shoqërova me një nënqeshje dhe iku me bisht ndër shalë”, tha Boçi.

Të fundit