Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasje mes Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Balluku firmos fatin e Veliajt si fajtor për inceneratorin e Tiranës

Përplasje mes Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë,

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka treguar prapaskenat e përplasjes mes Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi tha se shkak për këtë përplasje janë bërë arrestimet e fundit të drejtorëve pranë bashkisë Tiranë.

"Arrestimet dhe masat e sigurisë të dhëna ditën e djeshme për 5 drejtorët e bashkisë Tiranë, përkatësisht famozi Mariglen Qato, Redjan Molla, Enton Punavija, Eglantina Zëre dhe Deborah Keçi, janë maja e ajsbergut dhe një formë e Erion Velisë për të goditur bashkëpunëtorët në krim dhe për të shpëtuar lëkuren e tij.

I kujtoj SPAK-ut se brenda kallëzimeve të mia për bashkinë Tiranë, gjenden emrat e drejtorëve të tjerë famozë të bashkisë, përkatësisht: Elton Kacidhja, Elvin Tivari, Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, Arben Maloku dhe Alban Dokushi, drejtori famoz i zhdukjes së pronave publike në bashki, i lidhur ngushtësisht me ndërtuesin po aq famoz të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, Armand Lilon", deklaroi Këlliçi.

Këlliçi shtoi se "të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë të burgosur deri më tani si dhe pjesa tjetër që është në pritje të akomodimit në qeli, janë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Këta individë, pa asnjë përjashtim, janë personat të cilët përmes terrorit, shantazhit, presionit të hapur, blerjes së votave me paratë e korrupsionit bashkiak, kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Tiranës.'


Demokrati i bëri thirrje Veliajt duke i thënë se fatin e tij e ka firmosur me emrin e saj vetë zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Energjisë dhe Transportit znj. Belinda Balluku, në shkresën e datës 10 korrik, të vitit 2023, "ku të fajëson ty personalisht se qëllimisht ke bllokuar Njësinë e Zbatimit të Projektit në inceneratorin e Tiranës, duke pamundësuar strukturat shtetërore për ushtrimin e kontrollit dhe monitorimit, në mënyrë që ti të zhdukje paratë e inceneratorit tënd në vende offshore."

Të fundit