Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasje në protestë, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë qytetarit

Përplasje në protestë, Bardh Spahia i jep ndihmën e

Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione të forta dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit, të cilët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të vitit 2025, kanë bllokuar disa akse kryesore të qytetit, përfshirë Rrugën e Elbasanit, sheshin Wilson, aksin te Pallati me Shigjeta, si dhe rrugën pranë Bashkisë së Tiranës.

Gjatë tubimit, një qytetar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë përtokë, ndërkohë që ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndërhyrë dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë, protestuesit kanë vazhduar të kërkojnë largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një administrate të përkohshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

 

Të fundit