Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përplasje’ në selinë blu, Noka: Vendimi për Berishën 'thikë' pas shpine, Basha: Nuk lejoj grupime antiamerikane

‘Përplasje’ në selinë blu, Noka: Vendimi për

Mbledhja e grupit të PD-së është shoqëruar edhe me debate. Vendimi për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha ka përplasur sërish deputetin Flamur Noka dhe kryedemokratin Basha.

“ Vendimi ndaj Berishës thikë pas shpine. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar. Ai duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marre Kuvendi Kombetar.”, ka thënë Noka.

Ndërsa kreu i demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur “Mos thoni gjysëm te vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qene më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve. Vendimi për Sali Berishen nuk ka me kthim pas. Pastaj ka nje keqlexim qe behet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalet më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e verteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është perjashtuar as nga strukturat qe te ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut te ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan.

Të fundit