Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet e policisë me muxhahedinët, Shehu: Veprim i qëllimshëm për të bërë zhurmë

Përplasjet e policisë me muxhahedinët, Shehu: Veprim i

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar aksionin policor në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

I ftuar në News 24, Shehu tha se shpjegimet e policisë lidhur me operacionin nuk janë bindëse për të justifikuar ndërhyrjen, teksa e cilësoi të shëmtuar faktin që pati të plagosur.

Shehu shtoi se aksioni policor ka qenë veprim i qëllimshëm për të bërë zhurmë. Sipas Shehut, të gjitha justifikimet e policisë janë qesharake.

“Nga shpjegimet e policisë, unë them se nuk janë bindëse për të justifikuar këtë ndërhyrje. Unë nuk bëj bilancet, por pashë të plagosur në spital. Kjo nuk duhet të ndodhte.

Ishte e shëmtuar ajo që ndodhi. Ishte dhunë e panevojshme. Policia ka shumë mjete të tjera për të vepruar. Ishte një ngjarje që duhet të evitohej. Perceptimi im është se ka qenë një veprim i qëllimshëm për të bërë zhurmë dhe të marrë këto dimensione.

Ka diçka që nuk shkon me linjat tona të politikës së jashtme prej vitesh. Një veprim i tillë ka qenë i qëllimshëm. Djegia e dokumenteve nuk justifikon atë ndërhyrje. Justifikimet tregojnë se diçka tjetër fshihet mbrapa. Janë justifikime qesharake, kur policia thotë se dikush po digjte një thes”, u shpreh ai.

 

Të fundit