Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet me Braçen, Zhupa: Atë epitetin 'ruse' mund ta thotë edhe për keq

Përplasjet me Braçen, Zhupa: Atë epitetin 'ruse' mund
Deputetja e demokrate Ina Zhup ka sqaruar debatin ku nuk munguan as fyerjet në Kuvend dy javë më parë me deputetin socialist Erion Braçe.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Zhupa tha se u shqetësua vetëm nga fakti që gjithçka kaloi në sulm personal, dhe edhe pse epiteti “ruse” mund të jetë përdorur si kompliment, sërish nuk i pëlqen kur preken të tilla kufij personalë.

Pjesë nga intervista:

Ina Zhupa: Faleminderit që i riktheni këto pamje sepse është mirë të flasim dhe t’i shpjegojmë nga brenda. Konflikti me Erion Braçen lidhet me shqetësimin tim, për ndërhyrjen që duan të krijojnë te mediat dhe shqetësimi që ngrita në këtë seancë, nuk kisha asgjë personale.
Mua më shqetëson çdo gjë që kalon në personale që parashtrohet ne atë seancë, jo parfumi, jo pri thonjtë, ai atë epitetin ruse mund ta thotë për mirë por edhe për keq, por mua nuk më pëlqen të preken të tilla gjëra. Shprehjet që përdora janë shprehje të popullit shqiptar dhe nuk theva asnjë kod të etikës. Ai luajti rolin e viktimës. Vetëmbrojtja në këtë rast ishte për një mesazh që kur cënoheni nga një burrë duhet të thyeni këtë cënim.

Nisida Tufa: Si është kur këmbehen fyerje, e takuat zotin Braçe?

Ina Zhupa: Jo nuk e kam takuar Braçen, nuk erdhi as në seancën e kaluar, kemi një marrëdhënie që ju e keni parë në televizion qëkur mori komisionin e dezinformimit, kjo u bë sepse nuk donin t`ia linin opozitës, dezinformimi lidhet drejtpërdrejt me median. Të gjithat replikat e mia kanë qenë për çështjen dhe jo për çështje personale.

Të fundit