Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet mes simpatizantëve të PS dhe PD në Elbasan, Bardhi: Rama prishi Ditën e Verës me skenar të parapërgatitur

Përplasjet mes simpatizantëve të PS dhe PD në Elbasan,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përplasjet që ndodhen sot në Elbasan mes simpatizantëve të Ramës dhe Bashës.

Sipas Bardhit - i cili reagoi në profilin e tij në Facebook,  Dita e Verës u prish nga Ram ame një skenar të parapërgatitur.

Postimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama prishi sot Ditën e Verës me një skenar të parapërgatitur, të gatuar me botën e errët të bandave. Në mungesë të bilancit dhe nga refuzimi që i bënë qytetarët, ai vuri në jetë alternativën e vetme që ka për qytetin dhe për vendin, krimin e organizuar. Ne kemi prova dhe fakte të pakontestueshme, dhe mbarë qytetarët e panë, se si persona më precedent penalë ishin sot ekipi i tij në Elbasan.

Dua t’i kujtoj Edi Ramës, të deleguarit politik të bandave, Taulant Ballës, dhe çdo krimineli, se ndryshimi nuk ndalet dot me asnjë instrument dhe se për çdo përpjekje që bëjnë, do të përgjigjen.

Edi Rama me aplikimin e planit banditesk, e bëri edhe më të qartë sot për njerëzit se kush janë dy alternativat e 25 prillit.

Më poshtë, po paraqes emrat dhe fotot e anëtarëve të skuadrës së Edi Ramës në Elbasan, që dhunuan qytetarët, dhe që janë sot mbështetësit e vetëm që i kanë ngelur në këtë qark e kudo. Sipas radhës, ja disa nga eksponentët e krimit të organizuar që shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

  1. KELMEND YMER XHAFERRI, ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
  2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.
  3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
  4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
  5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
  6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.

Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë.

Sëbashku për ndryshimin, #ShqipëriaFITON

 

Të fundit