Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda

Përplasjet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë deputetët

Përjashtohen me nga 10 ditë secili deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Ky vendim u mor nga Sekretariati i Etikës në Kuvend pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo masë jepet një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë. 

Kujtojmë se deputetja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që u dyshua se ishte benzinë, por ajo vetë në një reagim tha se ishte parfum ne shenjë proteste.

Ndërkohë sipas mazhorancës deputeti i opozitës Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

 

 

Të fundit