Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet në Kuvend, Çupi: Pamje të padëshiruara, por s'mund të ulim kokën

Përplasjet në Kuvend, Çupi: Pamje të padëshiruara,

Deputetja e PD Dhurata Çupi ka komentuar sjelljet e fundit të kolegëve të saj në Kuvendin e Shqipërisë.

E ftuar në RTSH, deputetja demokrate tha se askush nuk do ta donte një situatë të tillë, por shton se opozita nuk do të mund të ulë kokën ndaj shkeljeve të njëpasnjëshme të pushtetit.

Çupi kujtoi sjelljen e PS kur ka qenë në opozitë e cila ka qenë sjellë më ashpër se e opozitës aktuale. "Ne nuk mund të pranojmë moral nga një parti e cila dihet se si ka bërë opozitë" tha deputetja e Dhurata Çupi.

Për deputeten demokrate, PD hyn në zgjedhje në kushte të pabarabarta. "Ne kemi një kryetar të PS që është njëherësh kryeministër dhe një kryetar të PD në masë arresti shtëpiak" tha ajo.

Në vlerësimin e Çupit sjellja e maxhorancës ndaj opozitës është e papranuar. "Ne kemi një pushtet shtet që ka kapur të gjitha pushtetet" tha ajo, duke shtuar se "gjithçka është në dorë të kryeministrit Edi Rama", tha ajo. 

Të fundit