Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet në PD, debat mes Këlliçit dhe Bejkos: Ju jeni ‘puçistë’

Përplasjet në PD, debat mes Këlliçit dhe Bejkos: Ju jeni

Debat në studio mes deputetit të PD, Belind Këlliçi dhe Roland Bejkos, anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Të ftuar në emisionin ‘Log’ në ABC, Bejko, i cili pak ditë më parë u zgjodh sekretar për pushtetin vendor dhe decentralizimin nuk e njeh lëvizjen e Berishës, Kuvendin dhe Referendumin që pasoi. Por Këlliçi ndërhyri duke shkaktuar debat në studio mes demokratëve.

Debati
Roland Bejko: Basha është kryetari legjitim i PD-së, pastaj mund të bëjmë lloj-lloj shkarkimesh dhe emërimesh. 11 Dhjetori është kryefoltore. Ne nuk e njohim 11 Dhjetorin.

Belind Këlliçi: Përse, apo se nuk i pëlqen Bashës?

Roland Bejko: Këta (grupi i Berishës) kanë një taktikë, kur fillon t’i të flasësh dhe të ndërpresin ose kur thua kam ftuar filanin nuk vijnë fare. Këta nuk janë parti, por grup i rebeluar që kanë bërë një “puç” atje.

Belind Këlliçi: Unë nuk marr porosi, ti e di që nuk marr porosi.

Roland Bejko: Po nuk ke marrë porosi më lër të flas.

 

 

Të fundit