Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet në PD, Duka: Po dëmtojnë opozitën, s'ka koordinim. Pas miratimit të reformave duhen zgjedhje

Përplasjet në PD, Duka: Po dëmtojnë opozitën, s'ka

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se situata që është krijuar në PD po e dëmton opozitën. Sipas tij, përqëndrimi i vëmendjes te përjashtimi i ish-kryeministrit Berisha, po sjell moskoordinim me aleatët për aksionin opozitar që do të ndiqet.

“Duke patur një konflikt shumë të madh ndërmjet vetes, Partia Demokratike, përplasja Basha-Berisha përqendron vëmendjen te kjo përplasje. Kjo është arsyeja të mos kenë vëmendjen ndaj aleatëve dhe aksionit opozitar, sepse sigurisht kjo është një çështje më madhore.

Është e vërtetë po ashtu që nuk ka koordinim të vendimeve, veprimet janë të pakoordinuara. Padyshim që zbeh veprimin opozitar, e gjitha kjo është në dëm të opozitës dhe atyre që i kanë votuar. Fakti që merren shumë me veten është e pashmangshme, do vazhdojë me kohë të gjatë, mbase me muaj duke dëmtuar edhe opozitën”, thotë ai për 'Report tv'.

Sa i përket bashkëpunimit për realizimin e reformave, Duka është pro uljes në tryezë. Ai thotë se bërja e reformave duhet të pasojë me zgjedhjeve vendore.

"Duhet bashkëpunim. Unë mendoj që duhet bërë përderisa jemi dakord me reformën në drejtësi. Por kjo nuk varet nga dora ime, apo një grup i vogël parlamentar, por nga një dorë më e gjerë si PD. Por jam dakord që dy reformat më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë parlamenti është ajo territoriale dhe zgjedhore dhe kjo duhet të pasohet me zgjedhje vendore", shprehet Duka.

Të fundit