Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet te zyrat e FRD-së, reagon PD: Dënojmë aktin brutal, Rama po vepron në panik

Përplasjet te zyrat e FRD-së, reagon PD: Dënojmë aktin
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me përplasjet që ndodhën ditën e sotme te zyrat e FRD-së. Duke e cilësuar 'një akt brutal të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama', PD e ka dënuar përdorimin e forcës policore.

Sipas selisë blu, ky është një tregues që Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. Gjithashtu shton se kryeministri po vepron në panik.

"Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët", thuhet në reagimin e PD në Facebook.

Të fundit