Flash News

Ditari i Opozitës

Përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje/ Nga takimi ‘i ngrohtë’ Berisha-Basha te përjashtimi i ish-liderit nga grupi i PD-së

Përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje/ Nga takimi ‘i

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të përjashtojë përkohësisht nga grupi Parlamentar i PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të bëhen transparente të gjitha faktet lidhur me shpalljen ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak para mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar, Basha në një deklaratë për mediat shpalli vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, ka deklaruar Basha.

Nga ana tjetër, ish-kreu i demokratëve dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se do të bënte gjithçka për t’i rikthyer Partisë Demokratike sovranitetin, sipas të cilit Basha ‘ia dorëzoi Ramës.’

Takimi ‘i ngrohtë’ mes Berishës dhe Bashës në Këshillin Kombëtar

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për zgjedhje e Kryesisë së re. ish-lideri i PD-së Sali Berisha dhe kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha, u shfaqën përkrah njër-tjetrit. Marrëdhënia 8-vjeçare mes Berishës dhe Bashës, dukej e qetë, duke hedhur poshtë zërat se mes tyre kishte një krisje.

Përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje/ Nga takimi ‘i

Përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje/ Nga takimi ‘i

Përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje/ Nga takimi ‘i

Por mesa duket, ajo që u provua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u rrëzua dje me vendimin ‘e papritur’ të Bashës për largimin e ish-kryeministrit Berisha nga grupi i PD-së.

Vetë ish-lideri i demokratëve Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas shpalljes së vendimit nga ana e Bashës, duke shprehur se “Do bëj gjithçka me cdo demokrat e shqiptar për të rivendosur sovranitetin e PD”.

Të fundit