Flash News

Ditari i Opozitës

Përurimi i bazës ushtarake, PD: Mbështesim pa rezerva bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n

Përurimi i bazës ushtarake, PD: Mbështesim pa rezerva

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një deklaratë pas përurimit të bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Berisha, në deklaratën e shpërndarë, shkruan se PD mbështet pa razerva bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n.

Kryedemokrati thekson se PD mbetet e vendosur në respektimin e detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj Aleancës.

“Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë  ndaj saj”, thuhet në deklaratë.

Të fundit