Flash News

Ditari i Opozitës

Përveç Berishës, Tabaku kundër përjashtimit të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit: Do bëjnë grup parlamentar

Përveç Berishës, Tabaku kundër përjashtimit të

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka dalë kundër vendimit të Kryesisë së PD-së, për të përjashtuar nga partia 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Mësohet se gjatë mbledhjes maratonë të mbajtur mbrëmë në selinë e PD, Tabaku ka deklaruar se nuk është dakord me përjashtimin nga PD të Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliun dhe Keltis Krujës, përveç ish kryeministrit Sali Berisha pas protestës së 8 janarit.

Tabaku ka argumentuar se me përjashtimin e tyre nga PD, ata do jenë në gjendje të bëjnë një grup tjetër parlamentar në Kuvend.

Unë mendoj që të mos përjashtohen të gjithë por vetëm Sali Berisha si organizator i nismës. Nëse ne vendosim që ti përjashtojmë atëherë i japim mundësi që ata të krijojnë grup të ri parlamentar”, ka deklaruar Tabaku.

 

 

Të fundit