Ditari i Opozitës

Përvetësimi i pronës në Vuno, Malltezi i nxjerr dokumentin Ramës: S'ke vërtetim në hipotekë, ke bërë gjyq fakti

Përvetësimi i pronës në Vuno, Malltezi i nxjerr dokumentin

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e PD ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili nëpëmjet ligjeve dhe VKM-ve të miratura prej tij ka mundësuar përvetësimin e 224 mijë metrave katrorë tokë në Vuno, nëpërmjet familjarëve të tij.

Në Facebook, Malltezi ka publikuar një dokument i cili tregon se fisi Begeja, e ka pronën e blerë dhe të regjistruar në hipotekë që në vitin 1935, ndërkohë që Edi Rama një hajdut me gjyq fakti në vitin 2003, duke përvetësuar 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno.

"Fisnikët Begeja me pronë të blerë dhe të rregjistruar në hipotekë qysh 1935 dhe Edi Rama hajdut me gjyq fakti në 2003. Edi rama NUK ka vërtetim prone në ipotekë, nuk e ka as të blerë e as të dhuruar. Ka bërë gjyq fakti me 2 dëshmitarë dhe palaçot e fëmijëve tanë (kolegët dhe partnerët e edi ramës) mbyllin sytë ndaj vjedhjes", shkruan Malltezi. 

Të fundit