Flash News

Ditari i Opozitës

Peticioni kundër Yuri Kim, Hoxha: Nuk është nismë dhe aksion i PD

Peticioni kundër Yuri Kim, Hoxha: Nuk është nismë dhe aksion

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Lisander Hoxha, deklaroi se peticioni i ndërmarrë kundër ambasadores Yuri Kim, nuk është një nismë e PD.

I ftuar në ‘Top Story’, Hoxha tha se PD nuk është as nismëtare dhe as investiture në peticion, teksa shtoi se personalisht nuk ka akses dhe vetëm e ka dëgjuar si nismë, por nuk i është bashkuar.

“Nuk është aksion i PD. Berisha ka bërë deklarata të tij pesonale dhe jo në emër të partisë lidhur me çështje të caktuara. Nuk e kemi ne autorësinë e kësaj. Nuk jemi ne investitorët. Nuk është një nismë e PD. Është një nismë në të cilën PD nuk merr pjesë. Sot paradite jam njohur me këtë. Shoh që ka një reagim të përgjithshëm. Nuk kam akses dhe nuk e di ku ta gjej. Thjehst e kam dëgjuar që kam një nismë të tillë”, tha Hoxha.

Të fundit