Flash News

Ditari i Opozitës

Peticioni për shkollën në Kamëz/ Xhixho ‘përplaset’ me kryebashkiakun: Ka ardhur koha e llogaridhënies

Peticioni për shkollën në Kamëz/ Xhixho

Partia e Lirisë ka dorëzuar peticionin në Bashkinë e Kamzës për shkollën “Ibrahim Basha”, projekti i së cilës është nisur prej muajit mars dhe ende nuk ka përfunduar. Për rrjedhojë, rreth 900 mijë nxënës e gjetën derën e shkollës mbyllur sot në nisje të vitit të ri shkollor.

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho, ka debatuar në ambientet e brendshme të Bashkisë Kamëz me kryebashkiakun Rakip Suli.

Xhixho e ka pyetur Sulin për afatin e përfundimit të shkollës dhe e ka ftuar në një dëgjese publike me qytetarët.

“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta prokolloja. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave. Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për çdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.

“Kush e ka bërë tenderin apo BE-ja? Mos mashtro. Të lutem, ta kam dhënë sqarimin”, i ka thënë Suli Xhixhos.

Të fundit