Flash News

Ditari i Opozitës

Petrit Vasili në spital nga Covid-19, ish-deputetja tregon si është gjendja e tij shëndetësore

Petrit Vasili në spital nga Covid-19, ish-deputetja tregon si

Ish-deputetja dhe ish-ministrja Klajda Gjosha thotë se kolegu i saj, Petrit Vasili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vasili u shtrua në spital prej disa ditësh për shkak se u infektua me covid-19.

“Sot kam komunikuar me të dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore, është një virus që i prek  të gjithë pavarësisht se kush jemi, është përhapur në masë, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, ndaj duhet bërë maksimumi për parandalimin e kësaj situate se nuk janë bërë testime mjaftueshme”, tha Gjosha për Report tv, duke shtuar se “jam prekur vetë në familjen time dhe e di se ca do të thotë të prekesh nga virusi dhe kostot financiare.

Masat që janë marrë mendoj që duhet të ketë një analizë të thelluar, duhet të jetë transparente, nuk jemi kundër vendimeve të tilla, por duhet bërë me transparencë, t'i tregohet realiteti, a jemi realizosh në shifrat 500 të prekur apo kemi kaluar në mijëra, se e gjithë Shqipëria është prekur nga COVID”.

Të fundit