Flash News

Ditari i Opozitës

Peza në krye të RTSH-së, Zhupa "i pret gëzimin", tregon shkeljet e ligjit

Peza në krye të RTSH-së, Zhupa "i pret gëzimin",

 “Shkelje e ligjit dhe kapje politike emërimi i Alfred Pezës, ish deputetit dhe anëtarit të PS në krye të RTSH”, kështu e ka quajtur deputetja demokrate Ina Zhupa emërtimin këtë të martë në krye të Radio Televizionit Shqiptar të Pezës.

Teksa ka bashkangjitur dhe një dokument, Zhupa shkruan në Facebook se ishte paracaktuar nga kryeministri Edi Rama zgjedhje e Pezës në mënyrën antiligjore në krye të këtij institucionit.

Shkelje e ligjit dhe kapje politike emërimi i Alfred Pezës, ish deputetit dhe anëtarit të PS në krye të RTSH.  Sic e paralajmërova në dëgjesën me Këshillit Drejtues tē RTSH, ishte paracaktuar nga kryeministri zgjedhja e Pezës në mënyrën antiligjore në krye të institucionit”, shkruan Zhupa.

Demokratja vazhdon më tej teksa ka renditur dhe shkeljet ligjore që janë bërë duke ju referuar nenit 104 të ligjit “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’.

Zhupa referuar nenit shkruan se Drejtori i Pergjithshëm i RTSH-se nuk lejohet të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo të jetë zgjedhur i tillë në 2 legjislaturat e kaluara.

Në ligj Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, në nenin 104 ku flitet për papajtueshmerite dhe konflikti i interesave te Drejtorit te Pergjithshëm te RTSH-së, në pikën 1 thuhet se:

Drejtori i Pergjithshem i RTSH-se nuk lejohet:

a) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat per deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara te, te kete konkurruar per kryetar te njësive vendore ne zgjedhjet e fundit të organizuara per to apo kanë ushtruar detyren e kryetarit te bashkisë, anëtarit te Keshillit te Ministrave apo te prefektit gjatë 3 viteve te fundit, si dhe ata qe jane anëtare te Keshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjes te ketij te fundit;”, vijon Zhupa.

Deputetja vijon më tej teksa shkruan se Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, si dhe është edhe anëtar i Partisë Socialiste.

“Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin qe ka qene deputet ne nje nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)

Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qënë i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe ne forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie ne papajtueshmeri me ligjin.

Kapja e çdo institucioni publik të krijuar me ligj si  të pavarur është modeli i një shteti parti që nuk funksionon si demokraci. Dënoj me ashpërsi shkeljen e ligjit dhe si anëtare e komisionit të medias do përdor çdo mekanizim kundra saj.”përfundon Zhupa.

Të fundit