Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i dekretit të Begajt, Bardhi: Kllouni në Presidencë sot u diskretitua si ushtar i Ramës

Pezullimi i dekretit të Begajt, Bardhi: Kllouni në Presidencë sot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë,.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Begaj u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës.

“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi në postimin e tij

Të fundit