Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i fondeve për bujqësinë, Vuksani: KE mund të kërkojë milionat e alokuara, ka ndodhur në Bullgari e Rumani

Pezullimi i fondeve për bujqësinë, Vuksani: KE mund të

Gjok Vuksani, drejtues i Departamentit të Bujqësisë në PD reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me pezullimin e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë nga BE për shkak të korrupsionit.

Sipas Vuksanit, duhet të merren masa të menjëhershme që të shpëtohet sa është e mundur nga fondi prej 146 milionë euro fonde të BE për IPARD III, pasi KE mund të kërkojë fondet e alokuara në mënyrë të paligjshme.

Reagimi i plotë:

Per nje pale balluke nuk mund ta djegim bujqesine shqiptare...

Lajmi me i keq qe mund te mendohej per bujqesine shqiptare...

KE mund ti kerkoj  Qeverise Shqiptare  qe te ktheje mbrapsht miljona euro te alokuara ne menyre te paligjshme sic ka ndodhur ne Bullgari , Rumani etj..

Duhen te merren masa te menjehershme qe te shpetohet sa eshte e mundur nga fondi prej 146 miljon euro fonde te BE per IPARD III...

Nuk ka asnje arsye logjike qe fermeret , blegtoret dhe agroperpunuesit te penalizohet nga pa aftesia apo makuteria e ministres Krifca...

Urgjentisht te shkarkohet Krifca dhe gjithe bashkepuntoret e saj , te shpallen ne listen e debitoreve ata qe kane perfituar fonde jashte kritereve ligjore .

Duhe menjehere  pas kesaj te negociohet me DG Agrin qe te merren masa per vazhdimin e projekteve te IPARD II dhe fillimin e IPARD III me nje standart tjeter transparence dhe me nje  administrate profesionale...

PER NJE PALE BALLUKE NUK MUND TA DJEGIM BUJQESINE SHQIPTARE..

Bujqesia Shqiptare e Rrenuar...

@bujqesia shqiptare Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Të fundit