Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i zv.drejtorit të policisë së Shkodrës, Spahia: Kushe, lidhja kryesore e PS-së me krimin

Pezullimi i zv.drejtorit të policisë së Shkodrës, Spahia:

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar, pas pezullimit të zëvendës drejtorit të policisë së Shkodrës ditën e djeshme.

Në një postim në facebook, Spahia shprehet se Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës

Ndërkohë kujtojmë që Kushe u pezullua ditën e djeshme nga detyra, pasi dyshohet se lejoni kultivimin e kanbisit.

Postimi i plotë:                

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës i përfshirë në kultivimin e kanabisit, është njëri prej aktorëve kryesor të Edi Ramës në tjetërsimin e votës. Bashkëpunimi në mbjelljen e kanabisit është vetëm njëra anë e medaljes.

Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës. Si një nga personat kryesorë të fushatës kriminale "elektorale" të PS në Shkodër, shumë shpejt do të shohim se ligji do të jetë i pafuqishëm kundër tij.

Gjithashtu do presim të shohim nëse ligji do të veprojë mbi të gjithë rrjetin shtetëror e kriminal dhe personazhet e përfshira në masakrën më të madhe elektorale kundër demokracisë në Shkodër e Shqipëri.

Të fundit