Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i vizave nga SHBA, Këlliçi: Shqipëria në listën e zezë falë kreut të narkoshtetit të parë në Europë

Pezullimi i vizave nga SHBA, Këlliçi: Shqipëria në

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan shqyrtimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete, përfshirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se vendimi i fundit i pezullimit të vizave nga SHBA, e radhit Shqipërinë në një tjetër listë të zezë, kjo falë kreut të narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama. 

"Shqipëria nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në radhë me vendet e pazhvilluara.
Vendimi i fundit i pezullimit të vizave nga SHBA, si mbrojtje nga vendet armike apo ato burim të emigracionit të paligjshëm, e radhit Shqipërinë në një tjetër listë të zezë, kjo falë kreut të narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama.
Politikat shpopulluese, shkombëtarizuese, kriminalizuese dhe lidhjet me narkotrafikun të Edi Ramës në 13 vite kanë prodhuar këtë realitet, që Shqipëria të vendoset në të njëjtin plan me vendet armiqësore si Rusia e Irani apo ato me institucione të dështuara dhe shtet inekzistent.
Në vetëm 1 dekadë, Edi Rama na çoi nga një vend që falë PD u anëtarësuam në NATO dhe hoqëm vizat me Europën, në një vend që tashmë partneri ynë kryesor SHBA, na liston mes vendeve jo partnere…!!!
Kjo është tradhëti kombëtare', shkruan ai. 

Të fundit