Flash News

Ditari i Opozitës

Philip Reeker takon dhe Edith Harxhin, ish-kandidatja për kryetare e PD-së zbardh bisedën

Philip Reeker takon dhe Edith Harxhin, ish-kandidatja për kryetare e

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ditën e djeshme është takuar dhe me ish-kandidaten për kryetare të PD-së, Edith Harxhin. Ka qenë vetë Harxhi, e cila e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi në njoftimin e ambasadës amerikane nuk citohej emri i saj.

Harxhi tregon detajet nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan ku shkruan se diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovës, si dhe për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vend.

"Dje pata një takim shumë të mirë me mikun tim Asistent Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Ambasadorin Philip Reeker, me të cilin diskutuam zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë. Me Ambasadorin Reeker si një nga njohësit më të mirë të Ballkanit që prej Rambujesë dhe deri më sot, biseduam për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vënd." shkruan Harxhi, e cila në kohën e Qeverisë "Berisha", ka mbajtur postin e zv.ministres së Integrimit.

Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker po zhvillon një tur takimesh në Ballkan. Pas vizitës në Milano,  ai vizitoi dje Tiranën, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Ohrit ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Të fundit