Flash News

Ditari i Opozitës

“Pika që s’ju bie”, Spaho ironizon qeverinë: Demagogjia dhe sharlatanizmi janë të pafund

“Pika që s’ju bie”, Spaho ironizon qeverinë:

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar ashpër teksa diskutohej projektligji për “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim”.

Spaho ironizoi qeverinë nga foltorja e Kuvendit teksa tha “pika që s’ju bie atyre që presin t’i ndihmojmë ne kur të kenë fatkeqësi kur të kenë nevojë”. Spaho risolli në vëmendje tragjedinë e Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada, duke kritikuar qeverinë për reagimin.

E teksa u ndal te sulmet kibernetike, Spaho tha se duhej të ishin ndërmarrë masa më herët për të mbrojtur të dhënat.

“Miratimi i një marrëveshje ndërkombëtare që na detyron ne si shtet që mjetet lundruese ku shtetet e tjera të kenë nevojë për ndihmë, shtet ynë do ia japë. Pika që s’ju bie atyre që presin t’i ndihmojmë ne kur të kenë fatkeqësi kur të kenë nevojë. Mu kujtua ngjarja e tmerrshme e Himarës, ku një nga ato mjetet kërceu nga ujë në tokë dhe e çoi në botën tjetër atë fëmijë të pafajshëm që ishte me pushime me familjen për qef të vetë. Demagogjia dhe sharlatanizmi ishte i pafund, duke u paraqitur si arritje e kësaj qeverie. Si ato gomone që ikin në Angli dhe detyrohen që të çojnë video, ku u kërkojnë ndihmë se po mbyten. Sulmet kibernetike, është sulm i madh që i ka ndodhur vendit tonë. Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Zv.kryeministrja tha; si duhet të na e merrte mendja ne se duhej të ndërtoheshin sisteme mbrojtëse. Ne dhe një Pc-je të vogël në shtëpi i vëmë antivirus. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur. pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria”, tha Spaho.

Të fundit