Flash News

Ditari i Opozitës

PL depoziton kërkesë në KQZ: Të ndalohet kandidimi i Kreshnik Hajdarit në Kuçovë

PL depoziton kërkesë në KQZ: Të ndalohet kandidimi i

Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për të ndaluar kandidimin e Kreshnik Hajdarit, kandidat i PS në Bashkinë e Kuçovës.

Kërkesa e PL dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” vjen pas daljes në media të dënimit që Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas kërkesës së PD “vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.”

Kërkesa e Partisë së Lirisë është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur hetim ndaj Hajdarit.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit