Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
PL dorëzon 11 amandamente në Kuvend për Buxhetin 2025, Xhixho: Varfëron më tej qytetarët
Deputetja e PL, Erisa Xhixho deklaron se buxheti i vitit 2025 varfëron akoma më tej qytetarët e prekur nga kriza e çmimeve. Sipas saj, qeveria do t’u japë pjesën e "luanit" klientëve të saj, duke lënë pa mbështetje pensionistët e shtresat në nevojë.
Ne rrjetet sociale, ajo thekson se duke e konsideruar buxhetin e ri si buxheti më antisocial i sjellë ndonjëherë në Parlament, Partia e Lirisë ka përgatitur 11 amendamente, me bindjen se përmes tyre, buxheti të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo siç është planifikuar nga qeveria: në shërbim të klientëve dhe oligarkëve të Edi Ramës.
Postimi:
Buxheti i vitit 2025 varfëron akoma më tej qytetarët e prekur nga kriza e çmimeve. Qeveria do t’u japë pjesën e luanit klientëve të saj, duke lënë pa mbështetje pensionistët e shtresat në nevojë.
Plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP, ndërsa sektorë si arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen.
Ndërsa pensionistët tallen me një rritje 25 lekë në ditë dhe shtresat në nevojë injorohen, buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të sjellë shërbim shëndetësor më të mirë, arsim më cilësor, rritje pagash apo mbështetje për fermerët.
Duke e konsideruar buxhetin e ri si buxheti më antisocial i sjellë ndonjëherë në Parlament, Partia e Lirisë ka përgatitur 11 amendamente, me bindjen se përmes tyre, buxheti të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo siç është planifikuar nga qeveria: në shërbim të klientëve dhe oligarkëve të Edi Ramës.
1- Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë.
2- Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi.
3- Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.
4- Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë.
5- Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit.
6- Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.
7- Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.
8- Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit.
9- Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme.
10- Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.
11- Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.