Flash News

Ditari i Opozitës

PL i kërkon qeverisë të rishikojë buxhetin për bujqësinë: Mbetet në nivelin e një lëmoshe

PL i kërkon qeverisë të rishikojë buxhetin për

Partia e Lirisë ka kritikuar qeverinë sa i përket projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023.

Ish-zevendesministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi tha në një deklaratë për shtyp se financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse me rreth 25 milionë euro krahasuar me vendet e rajonit.

Deklarata e plotë:

1. Jemi në këtë komunikim publik për të ngritur shqetësimin rreth projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023.

2- Ndërkohë që bujqësia përbën 28% të GDP dhe punëson 33% të popullatës, financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor fatkeqësisht vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse me rreth 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 milionë dhe Kosova 90 milionë

3- Si pasojë e financimit të mangët, bujqësia shqiptare do të vazhdojë të jetë jo-konkurruese në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

4- Kjo në mënyrë kategorike do të sjellë përkeqësimin e mëtejshëm të deficitit tregtare, rrudhjen e investimeve, rënien e prodhimit vendor dhe shpopullimin e komuniteteve rurale.

5- Për këtë arsye ne kërkojmë rishikimin e buxhetit për bujqësinë, dhe veçanërisht financimin e masave administrative që mundësojnë hapjen e eksporteve të kafshëve të gjalla dhe produkteve të mishit.

6- Është e pafalshme që për blegtorin shqiptar tregjet e pasura të BE vazhdojnë të mbeten të mbyllura ndërkohë që blegtorët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës prej vitesh eksportojnë lirshëm në vendet Europiane.

7-  Mungesa e mundësisë së eksportit ka futur blegtorinë shqiptare drejt një kolapsi të frikshëm. Ku dita ditës prodhimi vendore po zëvendësohet fuqishëm me atë të importit. 

8- Shifrat e rënies së numrit të gjedhit duhet të shërbejnë si një kambanp alarmi për qeverinë. Rikujtojmë se në vitin 2017 numri i gjetheve ishte 475 mijë ndërkohë që në vitin 2021 ky numër ka shkuar në 330 mijë.

9- Me këtë ritëm rënie Shqipëria në 10 vjet mbetet pa asnjë gjedh.

10- Realiteti në terren dhe në shifra është alarmant. Dhe ky realitet nuk mund të tjetërsohet dot as me takime të stisura propagandistike as me shantazhe ndaj mediave të cilat e pasqyrojnë atë.

11- Që ky realitet të ndryshojë nevojitet që buxheti i lëmoshës dhe shpërfilljes të marrë fund për bujqësinë shqiptare.

Të fundit