Flash News

Ditari i Opozitës

PL mbledh Komitetin Drejtues, Meta: Të çrrënjosim nepotizmin në Tatime e Dogana

PL mbledh Komitetin Drejtues, Meta: Të çrrënjosim nepotizmin

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues ku pritet të miratohen edhe ndryshimet e bëra në përbërjen e Kryesisë.

Presidenti i PL, Ilir Meta në fjalën e tij, tha se nuk është koha që partia të pushojë.

Meta tha se prioritet i Partisë së Lirisë është investimi në arsim dhe në kapitalin njerëzor.

“Nuk kemi kohë të pushojmë, nuk kemi kohë të ndryshkemi. Ne do të fitojmë dhe këtë do ta bëjmë me punë. Sot vendi ynë ka pagat e pensionet më të ulëta në rajon

Rilindja ka shtuar barrën e borxhit. Borxhi publik i rrit në 13.2 mld euro. Çdo banor edhe i porsalindur, ka një borxh pre 4611 euro. Molla e Korçës është më lirë në Prishtinë se në Tiranë.

Prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor. Do të ndërtojmë një sistem fiskal të drejtë. Të çrrënjosim nepotizmin në Tatime e Dogana”, tha Meta.

Të fundit