Flash News

Ditari i Opozitës

PL nis trajnimet për vëzhguesit dhe numëruesit, Kryemadhi: Gardianë të votës së lirë

 PL nis trajnimet për vëzhguesit dhe numëruesit, Kryemadhi:
 
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi njofton se sot ka nisur një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 majit. 
Në një postim në Facebook, Kryemadhi u shpreh se ato do të jenë gardianët e votës së lire që qytetarët e Tiranës do të hedhin në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi. 
“Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë. 
Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit.”, shkroi Kryemadhi. 
  
  
 
 
 
 

Të fundit