Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PL prezanton kandidatët/ Meta mesazh nga burgu: Na duhen 84 mandate, ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral

Partia e Lirisë, pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", ka prezantuar sot kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë këtij takimi, është transmetuar një mesazh audio nga burgu i presidentit të PL-së, Ilir Meta, i cili është pjesë e listave të koalicionit për qarkun e Tiranës.
Meta, në fillim të mesazhit të tij, theksoi se Shqipëria është ende vendi i fundit në rajon përsa i përket eksporteve, dhe ky problem vazhdon të përkeqësohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, që, sipas tij, do të bëjë që ata të jenë të parët në çdo vendim të qeverisë së ardhshme.
Kreu i PL-së theksoi gjithashtu pesë prioritetet e partisë, të miratuara në Konventën e 27 Prillit, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit dhe do të synojnë ndalimin e shpopullimit dhe transformimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Meta bëri thirrje për intensifikimin e takimeve me qytetarët dhe votuesit, duke theksuar se këto 35 ditë që na ndajnë nga zgjedhjet duhet shfrytëzuar maksimalisht për të sjellë një "ndryshim historik".
Deklarata e plotë e Ilir Metës:
Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji. 12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë. 12 vjet dhe jemi jo vetëm vendi i fundit në rajon për nivelin e eksporteve, as 8% të PBB, por rënia e eksporteve përkeqësohet pa ndalim, ndërkohë që Maqedonia e Veriut eksporton 57% të PBB.
Sot, pas 12 vjetëve, jemi vendi me taksat më të larta, por edhe më të shtuara gjatë kësaj kohe në rajon, por çuditërisht jemi edhe vendi me nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike, as 28% të PBB, ndërkohë që Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera i kanë të ardhurat nga 41% në 42.6% të PBB.
Kjo diferencë prej 14%, është 3.3 miliard euro në një vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, që i takojnë një mandati qeverisës.
E pra, për të gjithë skeptikët e premtimeve tona dhe të opozitës, do të mjaftonin vetëm këto 13.2 miliard euro, që sekti i Edi Ramës i grabit pa hyrë fare në Buxhetin e Shtetit, për t’i tejkaluar të gjitha premtimet e koalicionit “PD–ASHM”, pa llogaritur këtu qindra milion euro që do të kursehen nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, nga “Tigrat” e energjisë në Vlorë që nuk punojnë dhe nga skemat 5D të “Rilindjes” kudo ku shpenzohen dhe investohen paratë publike të shqiptarëve.
Ndaj qytetarët tanë duhet të votojnë Nr. 1 në fletën e votimit, koalicionin “PD–ASHM”, që ata të jenë të parët në çdo vendim të Qeverisë të re.
Pesë prioritetet e Partisë të Lirisë, të miratuara një vit më parë, në Konventën Historike të 27 Prillit, janë pjesë e marrëveshjes tonë të koalicionit që do të ndalë shpopullimin dhe që do të kulmojë me shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Modeli hungarez, shumë i suksesshëm, për mbështetjen e familjeve të reja, për strehimin e tyre dhe nxitjen e lindshmërisë, është edhe modeli ynë. Modeli maqedonas për mbështetjen konkrete për çdo njësi prodhimi në bujqësi dhe për çdo lopë, dele, dhi, shpendë dhe koshere, do të jetë modeli ynë. Modeli maqedonas i krijimit të zonave të lira, do të jetë modeli ynë për tërheqjen e investimeve të huaja me rritjen e eksporteve.
Sepse modeli ynë do të jetë mbështetja e prodhimit vendas dhe jo falimentimi i tij me qëllim lulzimin e “Ballkanit të Hapur”. Sepse modeli ynë është fuqizimi industrial i vendit përmes rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar të lëndëve të para. Sepse modeli ynë është fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritjes së cilësisë në arsim. Sepse modeli ynë është mbështetja e sportit dhe jo e drogës. Sepse modeli ynë është mbështetja e trashëgimisë kulturore dhe jo e shkatërrimit të saj.
Duke votuar për Nri. 1 “PD – ASHM”, shqiptarët kanë votuar për uljen drastike të taksave, por edhe për formalizimin e shpejtë të ekonomisë. Duke votuar për ne, shqiptarët kanë votuar për thjeshtimin e taksave dhe shporrjen e inspektorëve përmbi inspektorë dhe sistemin gjobvënës dhe patronazhist të sotëm. Duke votuar për ne ata votojnë jo vetëm për barazinë para ligjit, por së pari për barazinë e votës, e cila është shkatërruar nga Edi Rama për të eleminuar llogaridhënien dhe zgjedhjet e ndershme.
Më 11 Maj, shqiptarët do të votojnë praktikisht vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 e Kuvendit është e paracaktuar, për shkak të Edi Ramës, shpikësit të listave të mbyllura. Ndaj Partia e Lirisë, garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se prioriteti i saj i parë do të jetë ndryshimi i Kodit Elektoral për të garantuar 100% hapjen e listave dhe barazinë e votës. Ndaj për këtë koalicionit tonë i duhen 84 mandate që ta realizojë këtë ndryshim vendimtar menjëherë dhe pa Edi Ramën, armikun e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në partinë e tij dhe në Shqipëri.
Partia e Lirisë do të jetë garante për shpejtimin e integrimit europian të vendit, siç ka qenë LSI në të gjitha momentet kyçe në të kaluarën. Ju ftoj të gjithëve të mos ndalemi asnjë sekondë këto 35 ditë, duke takuar çdo qytetar dhe çdo votues të ri, në mënyrë të veçantë, për t’i bërë ata pjesë të këtij ndryshimi historik që po ndodh. Dua të përshëndes Onin, një student i cili punon edhe si kamarier, të cilin vetëm një herë e kam takuar rastësisht dhe i cili ka bërë deri tani 113 vota të sigurta, nga të cilat 15 vetëm nga shokët dhe të afërmit e tij në diasporë.
Por ai nuk ndalet, sepse ai nuk do që të largohet nga vendi ynë.
Në kushtet e izolimit ekstrem, unë çdo ditë shkruaj dhe dërgoj 50 deri në 100 letra për shokët e mi, që nga shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8–vjeçarja “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Fakulteti i Ekonomisë, shokëve që nga koha e sportit, për të kërkuar mbështetjen e tyre jo vetëm për Nr. 1, “PD–ASHM, por edhe për ILIR METAJ si deputet i Tiranës. A nuk isha unë si Kryeministër, në Maj – Qershor 2001, që i ktheva Tiranës parkun “Rinia”? A nuk isha unë si Kryeministër që me vendim Qeverie mora në mbrojtje Teatrin Kombëtar dhe zonën muzeale të Tiranës?
A nuk isha unë si President i Republikës që u paraqita vetë në Gjykatën Kushtetuese, për të parandaluar shkatërrimin barbar të teatrit? Dhe a nuk ishte diktatori me atlete ai që urdhëroi në mënyrë të paligjshme dhe fashiste shkatërrimin e Teatrit me artistët brenda, në mes të natës? E pra, ai është kyçur në listën e mbyllur në Tiranë se ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të hapur të Tiranës.
Ndërsa unë jam në listë të hapur dhe besoj te Tirana, e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM”. Vota për këtë aleancë, “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik. Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës. Liria do të triumfojë më 11 Maj dhe të gjithë shqiptarët do të marrin frymë lirisht në 12 Maj, sepse ky vend ka diell për të gjithë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38