Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PL: Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk gjurmon ndotjen e ushqimit

Me ardhjen e stinës së nxehtë dhe rritja e temperaturave,shtohen edhe rreziqet që vijnë nga ushqimi.
Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti u shpreh sot gjatë një deklarate për mediat, se sistem i "Sigurisë Ushqimore" në vend ka dëshmuar se nuk parandalon dhe nuk gjurmon ndotjen e ushqimit, e për rrjedhojë nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e kërkuar nga konsumatorët.
Sipas Panaritit, kjo na ekspozon të gjithëve ndaj një rreziku më të madh dhe më të shtuar ndaj ushqimeve të ndotura.
Deklarata:
Afrimi i stinës së nxehtë dhe rritja e temperaturave, do të rrisë rreziqet që vijnë nga ushqimi, veçanërisht nga intensifikimi i ndotjes bakteriale, për arsye sepse krahas kushteve të përshtatshme për rritjen e agjentëve bakteriale në zinxhirin ushqimor, do të kemi edhe një fluks më të shtuar të furnizimit me prodhime ushqimore edhe për shkak të lëvizjes masive të njerëzve në periudhën e verës.
Kjo na ekspozon të gjithëve ndaj një rreziku më të madh dhe më të shtuar ndaj ushqimeve të ndotura.
Të gjitha këto do të përballen nga një sistem i "Sigurisë Ushqimore" në vend, i cili ka dëshmuar se nuk parandalon dhe nuk gjurmon ndotjen e ushqimit, për rrjedhojë nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e kërkuar nga konsumatorët.
Rastet e përsëritura të ndotjes të ushqimeve me baktere, me lende kimike, dëshmojnë se sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk arrin të zbulojë, nuk gjurmon dhe nuk parandalon depërtimin e ndotësve kimikë, atyre bakteriale dhe më gjerë në ushqimet tona.
Prodhimet ushqimore të ndotura, qofshin këto me origjinë shtazore si mishi, qumështi, veza, por edhe ato me origjinë bimore siç janë frutat dhe perimet, futen në treg dhe zbulimi i ndotësve ndodh kur ato janë të pranishme në treg dhe një pjesë e tyre ka përfunduar dhe në kuzhinat e konsumatorëve.
Për rrjedhojë bllokimi dhe konfiskimi i tyre është shumë i vështirë dhe thuajse i pamundur.
Këtë provuan edhe rastet e fundit të skandaleve ushqimore, të ndotjes së produkteve ushqimore, siç ishte rasti i mbetjeve bakterologjike me salmonelë te filetot e pulës dhe në produktet e mishit, por edhe i pranisë se insekticideve.
Produktet, për fat të keq, edhe pse kishin një çertefikatë bllokimi për praninë e këtyre ndotësve, arritën të depërtonin në treg dhe për rrjedhojë një pjesë e tyre, pavarësisht se kishin urdhër ndalese, përfunduan në rrjetin e zinxhirit ushqimor.
Prandaj kemi një çedim të rëndë të sistemit të sigurisë ushqimore në atë që është esenciale, që është parandalimi i futjes së ndotësve në zinxhirin ushqimor dhe kjo nuk mund të ndryshojë nëse nuk do kemi guximin, kurajën dhe vendosmërinë për të ndryshuar përqasjen ndaj sistemit të sigurisë ushqimore të vendit, i cili duhet të bazohet në parimin Europian, nga ferma në tavolinë, e cila ka si bazë parandalimin dhe gjurmimin dhe jo thjesht konstatimin, siç ndodh për fat të keq, ku çdo sforco bëhet për identifikimin dhe konstatimin e ndotësve kur ato tashmë janë në treg dhe për rrjedhojë ndalimi i këtyre produkteve është shumë i vështirë.
Çfarë kërkohet?
Në i sugjerojmë Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të ndryshojë totalisht përqasjen ndaj përballjes me problemin e sigurisë ushqimore në vend.
Në radhë të parë duhet ndryshuar një Akt Normativ abuziv, i cili ka hyrë në fuqi mbas vitit 2017, sipas të cilit mundet që kontrolli i ushqimeve të bëhet edhe mbasi produktet të kenë dalë në treg, gjë që në njëfarë mënyre ligjëron edhe depërtimin e ndotësve.
Të rikthehet menjëherë praktika e mëparshme, ku të mos lejohet lëvizja e ushqimit drejt tregut, të mbahet ai në kontejnerë, magazina frigoriferike dhe të dali në treg vetëm kur të jenë kryer në mënyrë të plotë të gjitha analizat e kërkuara sipas ligjit të ushqimit dhe sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Vetëm në këtë mënyrë ne do të mundet të kontrollojmë në mënyrë të efektshme dhe të pengojmë futjen e ndotësve në zinxhirin ushqimor.
Nga ana tjetër, të pajisen me kite diagnostike zbuluese të ndotësve të gjitha pikat e grumbullimit, është plotësisht e mundur, këto janë paketa diagnostke të tregëtueshme me kosto të përballueshme dhe me anë të fondeve shtetërore, nëpërmjet subvencioneve të pajisen këto pika me paketa kontrolluese të pranisë së ndotësve në mënyrë që të pengohet depërtimi i ndotësve që në origjinë.
Nëse produkti lëviz në treg është e pamundur që të kontrollohet shpërndarja e produkteve në të gjitha segmentet e tregut.
Prandaj kërkohet dhe një shtim i fondeve të sigurisë ushqimore, këto fonde janë mjerane, të pa pranueshme për sfidën që përballon Shqipëria me një fluks në shtim të produkteve ushqimore që qarkullojnë në treg, qoftë nga importi, qoftë nga prodhimi vendas dhe me shqetësimin në rritje të konsumatorit për pasiguri në ushqimet që ai konsumon.
Prandaj duhet patjetër që gjurmimi, zbulimi të ndodhi atje ku produkti prodhohet, në sera, në satalla dhe në pikat kufitare, pra në momentin që maunat hyjnë në pikat kufitare të mos lejohet zhdoganimi i tyre pa bërë analizat ushqimore.
Dhe meqenëse jemi te parandalimi, kam edhe një çështje tjetër për të ndarë me ju që nuk është më e vogël për nga rëndësia.
Besoj se jeni njohur që kemi një shpërthim epidemik në Veri të Shqipërisë, Murtaja e ripërtypësve të vegjël ka prekur zonën e Veriut të Shqipërisë.
Nuk janë të mjaftueshme vetëm izolimi, eliminimi apo pengimi i lëvizjes së bagëtive në zona të tjera për të parandaluar këtë infeksion i cili është i njohur për shkallën shumë të lartë dhe agresive të përhapjes.
Për këtë arsye ne nbështesim propozimin e Urdhrit Veterinar, që të kryhet shpejt dhe pa ezitim një vaksinim në zonat rrethore ndaj vatrave të infeksionit, në menyre që të krijohen tampone për të penguar që ky infeksion të përhapet në zonat e tjera.
Të kontaktohen menjëherë dhe të njoftohen organet përkatëse të trupave Ndërkombëtare që merren me kontrollet e epizodive, zyra e Epizodise në Paris, Të njoftohet zyra e Faos në Tiranë, ti bëhet një kërkesë zyrës të Bashkimit Europian në Tiranë, që të vihen në dispozicion dozat e vaksinës për të krijuar pikërisht këto breza parandalues dhe pengues të përhapjes të infeksionit.
Dhe ajo që është më kryesore, mbasi të bëhet ky vaksinim preventiv, të vaksinohet e gjithë trupa e bagëtive në Veri të Shqipërisë, vetëm kështu mund të shpëtojmë blegtorinë nga një rrezik asgjësimi për arsye sepse bëhet fjalë për një infeksion me një shkallë të lartë vdekshmërie.
Vetëm me një qëndrim të përgjegjshëm ndaj problemeve të sigurisë ushqimore, të blegtorisë dhe bujqësisë ne Shqipëri do të jemi në gjendje që të ruajmë dhe të mos lejojmë që të kemi dëmtime masive në zinxhirin ushqimor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38