Flash News

Ditari i Opozitës

Plagosja e dy të rinjve serbë në Kosovë, Berisha: Partia Demokratike dënon aktin e rëndë

Plagosja e dy të rinjve serbë në Kosovë, Berisha: Partia

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë natën e mbrëmshme në Kosovë.

Në një reagim në Facebook, Berisha dënon ngjarjen duke e konsideruar një krim të shëmtuar.

Një krim i shëmtuar!

Partia Demokratike dënon aktin e rëndë dhe të shëmtuar kriminal të plagosjes nga një shqiptar, të një fëmijë 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtrepces.

Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, institucionet e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit, dhe shtoj se janë të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar këtë akt kriminal të dënueshëm me qellime politike për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë”, shkruan Berisha.

 

Të fundit