Flash News

Ditari i Opozitës

Plani i Belind Këlliçit për transportin publik falas, Blushi: Plotësisht i realizueshëm, ul koston e jetesës

Plani i Belind Këlliçit për transportin publik falas, Blushi:

Sekretari i përgjitshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka renditur këtë të hënë përfitimet që sipas tij vijnë me planin e kandidatit të kualicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën Belind Këlliçit, për transportin publik falas dhe modern.

Blushi shkruan se ky plan bën të mundur uljen e kostos së jetesës, lehtëson trafikun rrugor, pastron mjedisin, kurse kohë dhe mundëson më shumë parkime të lira.

Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN????:

UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.

LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR????pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.

 PASTRON MJEDISIN ♻️, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.

KURSEN KOHË ????, sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.

MË SHUMË PARKIME TË LIRA ????️ në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.

Është kaq e thjeshtë!#BashkeFitojme ✌️????????#TransportiPublik #ModernDheFalas #14Maj #NdryshimMeCdoCmim”, shkruan Blushi në Facebook.

Të fundit