Flash News

Ditari i Opozitës

‘Plani i PD falimenton vendin’, Teliti i përgjigjet Ahmetajt: Kundër abuzimit, paratë do i çojmë te biznesi

‘Plani i PD falimenton vendin’, Teliti i përgjigjet Ahmetajt:
Dorjan Teliti

Drejtori i Kabinetit në selinë blu, Dorjan Teliti ka reaguar mbi deklaratat e ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetajt. Ky i fundit tha në “Kjo Javë” se plani ekonomik i PD është i parealizueshëm pasi falimenton vendi.

Përmes një reagimi në Facebook, Teliti shkruan se PD është pro rindërtimit, por kundër abuzimit, ndërsa thotë se disa njerëz afër qeverisë po marrin pa garë çdo tender.

Teliti evidenton disa nga pikat e programit të PD, si ulja në 18% e sigurimeve shoqërore, ulja e çmimit të karburantit dhe premton se paratë që qeveria aktuale po i çon te PPP-të, PD do i çojë te biznesi.

Çdo biznes i madh me taksën e sheshtë 9% do ketë më shumë para për investime e hapje vendesh të reja pune, thotë Teliti.

Të fundit