
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
Plani me fokus ekonominë/ Çfarë u premton Basha qytetarëve, programi i plotë

Partia Demokratike ka prezantuar programin “Shqipëria fiton”. Pikat e planit janë prezantuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se nuk do të marrë përsipër premtime që nuk i realizon dot, duke theksuar se angazhimet e prezantuara sot t’i përmbushë.
Aktiviteti nisi me dëshmitë e disa qytetarëve që tregonin situatën e vështirë ekonomike të familjeve të tyre. E para që mori fjalën ishte ish-deputetja Jorida Tabaku, e cila bëri një panoramë të situatës në vend, ndërsa shprehu bindjen se programi i PD do të forcojë ekonomië e Shqipërisë. Ajo bëri me dije se për realizimin e këtij plani është punuar fort për një kohë të gjatë.
Partia Demokratike u angazhua për krijimin e 110 mijë vendeve të reja të punës dhe për rritjen e pagës minimale nga 300 mijë lekë në 360 mijë lekë të vjetra.
Lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe taksa 9% është një tjetër pikë e programit. Basha tha se do ta heqë taksën Rama mbi karburantin. Ai tha se një litër karburant do të kushtojë 240 lekë më pas, nëse ai fiton në 25 prill.
Programi parashikon rritjen e pensioneve dhe dyfishimin e ndihmes ekonomike për qytetarët. PD premton edhe mbështetje për familjet në nevojë sa i përket arsimimit të fëmijëve të tyre. Kryedemokrati u angazhua të mbulojë shpenzimet në masën 90% për ta.
Sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë, plani i demokratëve parashikon financim direkt dhe investim në teknologji. Përpos kësaj, Basha deklaroi se do të ulë çmimin e energjisë elektrike.
Një tjetër pikë është përfitimi i një pagese mujore prej 3 mijë lekësh për çdo të porsalindur deri në pesë vitet e para të jetës si dhe subvencionimi i kredive për strehim.
Ish-deputeti Florian Mima gjatë prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike deklaroi se tatimpaguesi do vendoset në piedestal të sistemit, ndërsa shtoi se gjatë 8 viteve u imponuan politika fiskale të korruptuara.
Ndërkohë Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rrushaj tha s programi ka në fokus familjen dhe ekonominë e saj.
Ditari politik









Të fundit






Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Shkurt 2021, 09:17
Deklaratat e Kurtit për bashkim me Shqipërinë, reagon Rusia: Jemi të shqetësuar
27 Shkurt 2021, 09:06


Politika e jashtme gjermane: Ç'pamje do të ketë ajo me Laschet dhe Söder?
27 Shkurt 2021, 08:20
Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
26 Shkurt 2021, 22:55

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik
26 Shkurt 2021, 22:06
Bejtja: Nëse Basha bën koalicion me Ramën, do ishte tradhtari më i madh
26 Shkurt 2021, 21:55
Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca"
26 Shkurt 2021, 21:48
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
26 Shkurt 2021, 21:26

Nicole Kidman pëlqen të veshë këto dy tendenca në 'Golden Globes'
26 Shkurt 2021, 21:03
"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry
26 Shkurt 2021, 20:44

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina
26 Shkurt 2021, 20:43
COVID-19 ja u merr jetën brenda 24 orëve dy vëllezërve nga Mati
26 Shkurt 2021, 20:23
Pas divorcit, Kelly Clarkson shkroi 60 këngë
26 Shkurt 2021, 19:55