Flash News

Ditari i Opozitës

Plani për shëndetësinë, ekspertët e PD: Ndryshon sistemin, kemi besim te Basha

Plani për shëndetësinë, ekspertët e PD: Ndryshon
Slogani i PD

Ekspertja e shëndetësisë në Partinë Demokratike, Mirela Tabaku ka folur për gjendjen aktuale të sisitemit të drejtësisë dhe mbi atë çka ofron programi i PD.

Sipas saj, pandemia tregoi gjendjen reale të sistemit  dhe të realiteti të së ashtuquajturës ‘mjekësi falas’. Ajo shtoi se qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur shëndetësor dhe se kostot janë të papërballueshme për ta.

Mjekja shprehu bindjen se programi i PD do të sjellë ndryshim të kushteve. “Unë e njoh Lulzim Bashën dhe mund ta them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin”, deklaroi Tabaku.

“Shqipëria ka nivelin më të ulur në rajon sa i takon shpenzimeve publike në shëndetësinë shprehur si % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të pagesave nën dorë si % e shpenzimeve për shërbimet shëndetësore.
Familjet shqiptare kanë buxhetin më të vogël për familje në rajon por, shpenzimet për shëndetësinë i kanë më të lartat. Në tregun shqiptar qarkullojnë barna me cilësi dhe origjinë të dyshimtë?? Shqipëria ka numrin më të ulur të numrit të mjekëve për 1000 banorë në rajon, dhe ka një keqmenaxhim të shpërndarjes së burimeve njerëzore.
Pagat e mjekëve dhe infermiereve në Shqipëri deri në 2020 ishin më të ulëtat në rajon. Shqipëria ka numrin rekord të mjekëve të larguar. Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon, një tregues i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor”, tha ajo.

Ndërkohë eksperti tjetër pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi theksoi se në programin e PD-së për shëndetësinë, pacientët nuk do të duhet që t’i blejnë vet barnat, pasi do të rimbursohen të gjitha bazuar në protokollet mjekësore. Ai u ndal edhe pagat e mjekëve që specializohen.

“Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te re janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali”, tha Koduzi. 

 

Të fundit