Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, deputetja e PD kërkon mbledhje urgjente me grupin: Nuk e kam firmosur

Platforma e Alibeajt, deputetja e PD kërkon mbledhje urgjente me grupin:

Kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, prezantoi dy ditë më parë platformën për bashkimin e partisë, duke listuar edhe 31 deputetët të cilët e kishin mbështetur. Por, vetëm një ditë pas prezantimit, demokratët shprehën qëndrimin e tyre duke u tërhequr.

Një prej tyre është edhe deputetja Greta Bardeli Gjoni e cila dje, përmes një postimi në Facebook, tregoi haptazi se nuk e mbështeste platformën e Alibeajt. Ndërsa sot Bardeli, ka kërkuar mbledhjen urgjente të grupit parlamentar, në mënyrë që të shprehë qëndrimin e saj lidhur me platformën dhe të dëgjojë edhe qëndrimin e koleve.

Bardeli shprehet se nuk ka lidhje me ‘pendesën’ për të hequr dorë nga platforma, por me faktin se ajo nuk ka firmosur për ta mbështetur atë.

“Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë "pishman" duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!!

Më vjen keq ta them, por është qesharak ky lajm nga fillimi në fund!

Lidhur me sajesa të tilla që i konsideroj “të lodhura” i sugjeroj mediave që për çdo sqarim mund të më kontaktojnë nëse kanë nevojë, që mos këtë keqinformim të këtij lloji nga kushdo që i shpërndan apo më keq akoma botohen pa patur fakt. Është e qartë që firmë nga ana ime nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qendrimin tim që tashmë është publik. Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër. Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për tu degjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa perjashtim!

Mesazhi i ditës së Pashkës duhet të udhëheq në rrugën e bashkimit të gjithë ne për hir të interesit qytetar!

Ditë të mbarë !”, shkruan Bardeli në Facebook.

Të fundit