Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, Luan Baçi: Po gënjen, nuk i ka mbledhur firmat e deputetëve

Platforma e Alibeajt, Luan Baçi: Po gënjen, nuk i ka mbledhur firmat

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi ka komentuar plarformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e demokratëve, ndërsa Partia Demokratike në degën Patos, këtë të diel po zhvillon zgjedhjet për kryetar.

Sipas tij, platforma e Alibeajt është përçarëse për bazën e PD dhe se ai vetëm ka biseduar në parim me grupin parlamentar.

“Është një platformë e Alibeajt dhe jo e grupit të deputetëve. Alibeaj ka bërë biseda në parim me deputet duke mos u sqaruar pikat e plota të platformës. Një ditë më vonë unë kam qenë me deputeten Ilda Dhori në një proces takimi ku bëhemi gati për zgjedhjet kreut të degës. Emri i Ilda Dhorit është lexuar nga Aliabj si firmëtare, por nuk është e vërtetë se Dhori tha që ‘nuk e kam firmosur pasi në parim jam dakordësuar për një platformë bashkimi, por jo për pikat që janë aty’.

Një nga pikat aty është ndalimi i procesit zgjedhor në fakt Dhori është pjesë e procesit zgjedhor, organizatore e procesit zgjedhor në Divjakë. E solla si shembull për të parë falsitetin e Alibeajt apo deputetëve që merren me këto lloj platformash që nuk janë aspak bashkuese, përçarëse për bazën e PD dhe e sigurt që nuk do e realizojnë dot përçarjen. Po të shikojmë edhe sot më Patos ku duhet të kishte ndikim platforma Alibeajt e ka zero ndikimin e saj për arsye se anëtarët e janë këtu sot dhe votojnë për kreun e ri”, tha Baçi.

 

Të fundit