Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, reagon Berisha: Nuk mund ta paraqesë një bashkëpunëtor i Edi Ramës

Platforma e Alibeajt, reagon Berisha: Nuk mund ta paraqesë një

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka pranuar platformën e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e PD.

Në një konferencë për mediet, Berisha u shpreh se Alibeaj nuk njihet nga Komisioni i Rithemelimit is kryetar i grupit parlamentar dhe nuk ka asnjë tagër për të firmosur dokumente në emër të PD. Berisha theksoi se kryetar i partisë aktualisht është Grupi i Rithemelimit, si kolektiv dhe askush tjetër përveç tyre nuk mund të firmosë në emër të partisë.

“Edi Rama luan me fasadë. Pas vendimit të gjykatës, njeriun e parë që unë kam takuar kam shtrirë dorën ka qenë Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhi. U ula më së pari me ta për të dhënë mesazhin e shkëputjes nga një periudhë jonormale, përçarje e PD. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë, por kjo ofertë gjeti refuzimin e Alibeajt. Zoti Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama përmes Lulzim Bashës, siç e shprehur vet në Shkodër Basha, paditi PD-në në gjykatë. Më lejoni t’iu bëj me dije se padia e tij është absolutisht nul për arsye se nuk kanë qenë palë. Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument përveçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar. Kryetar i PD dha dorëheqjen. Kryetari i PD aktuale është vetëm një: Komisioni i Rithemelimit si kolektiv dhe jo individ. Askush tjetër përveç tyre nuk mund të firmosë në emër të PD. Për këtë u detyrova t’i them Alibeajt se për ne nuk je më kreu i grupit parlamentar. A mund të paraqesë platformë një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës?”, tha Berisha.

Të fundit