Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, Spaho: Synohet të mbahet gjallë konflikti dhe përçarja, dyshoj se dokumenti është firmosur

Platforma e Alibeajt, Spaho: Synohet të mbahet gjallë konflikti dhe

Deputeti demokrat, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho thotë se platforma e Enkelejd Alibeajt nuk i shërben bashkimit në PD, por përmes saj synohet përçarja.

 I ftuar në A2 CNN, sipas Spahos këto propozime i shërbejnë linjës së Bashës dhe Ramës për ta dobësuar opozitën dhe nuk përmbajnë shkakun e krizës në parti. Ai hodhi dyshime për firmosjen e dokumentit nga deputetët demokratë dhe tha se më shumë është dakordësi në parim.

“Dokumenti nuk i shërben bashkimit. Alibeaj nuk duhet të marrë atribute të tilla se ai është autori i kërkesës për hedhjen poshtë të gjykatës për njohjen e Komisionit të Rithemelimit. Atje vetëm për bashkim nuk flitet.

Synohet të mbahet gjallë konflikti, përçarja dhe në tërësi propozimi i Alibeajt i shërben linjës së Bashës dhe Ramës, se Rama është i interesuar që opozita të jetë e përçarë dhe sa më e dobët. Ky nuk është qëndrimi i parë i Alibeajt në favor të Bashës.

Ka kapërcyer edhe kompetencat duke u hequr si kryetar i komanduar. Propozimet nuk përmbajnë shkakun që PS është në krizë, që është 9 shtatori. Një numër kolegësh nuk janë dakord me përmbajtjen, se nuk është kjo ajo që ka nevojë PD. Dyshoj që vërtet është firmosur dokumenti. Më shumë do të shikoja si rënie apo dakordësi në parim. Ditët e ardhshme do ta tregojnë qartë. Nuk e shoh si zgjidhje të problemeve të PD. Autorët e asaj platforme nuk duan të kuptojnë shkakun e krizës që ka hyrë PD”, thotë ai.

Spaho shton po ashtu se shanset për bashkimin e PD-së nuk janë lehtësisht të arritshme, por janë të mundshme.

 

Të fundit