Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma për bashkim, deputeti demokrat: Nuk e kemi luksin të përjashtojmë asnjë

Platforma për bashkim, deputeti demokrat: Nuk e kemi luksin të

Deputeti demokrat Lefter Gështenja është njëri nga hartuesit e platformës për bashkimin e PD.

Në një lidhje për Vizion Plus, Gështenja u shpreh se për bashkimin e partisë, duhet gjithëpërfshirje, ku të gjithë duhet të dalin në terren. Deputeti është kundër përjashtimeve duke thënë se PD nuk e ka luksin të përjashtojë asnjë demokrat.

“Gjatë prezantimit që i bëra platformës, për zgjedhjet në struktura ishin 35 deputetë që kërkuan që ky proces të anulohet, pasi sipas tyre është proces i njëanshëm. Nëse duam vërtet bashkimin e demokratëve ne duhet të dalim më terren çka do të thotë gjithpërfshirje, përjashtim të asnjë demokrati. PD nuk e ka luksin të përjashtojë qoftë edhe një demokrat”, u shpreh Gështenja.

Të fundit