Flash News

Ditari i Opozitës

"Plehrat 'i përpijnë' zyrën", Meta: “Pastruesja” e Ramës firmos 9 mln euro për inceneratorin e Tiranës

"Plehrat 'i përpijnë' zyrën", Meta:

Në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, e gjithë qeveria me përbërjen e saj janë vënë në lëvizje për të mbuluar boshllëqet e shumta nga qeverisja.

Teksa shohim pafund rrugë që po rregullohen dhe po u hidhet asfalt, një panoramë krejt ndryshe na vjen nga Durrësi.Problemi i vërtetë i këtij qyteti mbeten pirgjet e mëdha me mbeturina.

Në çdo cep të qytetit bregdetar, e veçanërisht në zonën e Arapajt para zyrës së shtabit elektoral të Emirjana Sakos janë bërë “mal” me plehra, pavarësisht se bashkia Durrës paguan 9 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

“Pastruesja” siç e quajti Edi Rama në nisje të fushatës, Sako, ka harruar që të pastrojë edhe mbeturinat që i zënë sytë çdo mëngjes teksa.

Pamjet e paprecedenta i ka publikuar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke theksuar se Sako firmos e pashqetësuar, fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve.

As plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por me shpejtësinë e rrufesë firmosi fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston vetëm në firmat dhe imagjinatën e Edi Ramës.

Në 14 Maj Durrësi pastrohet përmes Ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën”, shkruan Meta përkrah videos.

Të fundit