Flash News

Ditari i Opozitës

“Po bisedojmë me një pjesë të deputetëve”/ Vokshi flet për situatën në PD: Kjo është ajo që presim

“Po bisedojmë me një pjesë të deputetëve”/

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur për protestën e 7 korrikut, të cilën e ka konsideruar të suksesshme dhe se ka rikthyer besimin te PD. Ajo u ndal edhe te deputetët kritikë të kryedemokratit Sali Berisha, që iu bashkuan protestës.

Vokshi tha për “Kjo javë” u shpreh se kishin detyrimin moral e politik që të ishin në protestë, ndërsa shtoi se nuk ka opozitë pazaresh.

“Çdo deputet i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit kur për ta kanë votuar qindra mijëra qytetarë, elektorat i djathtë por jo vetëm, gjykoj që kishin detyrimin moral e politik të ishin në protestë, sepse do t’i përgjigjeshin pritshmërive jo vetëm të anëtarësisë që ishte e tëra atje dhe strukturave, por qindra mijëra qytetarëve që donin të ishin në shesh por e kishin të pamundur.

Kushdo që ka qenë pjesë ka qenë brenda pritshmërive të strukturës dhe elektoratit. 7 korriku tregoi se jemi opozita e vërtetë, qytetarët besojmë që jemi opozitë e vërtetë dhe dolën në shesh duke besuar që jemi opozita që do t’i përfaqësojmë denjësisht. Nuk jemi opozitë pazaresh”, tha deputetja.

E pyetur nëse ka ende problematika brenda partisë dhe për deputetët që ende nuk i janë bashkuar Berishës, ajo tha se po vijojnë bisedimet dhe se shumë shpejt do të ndodhë.

Vokshi nënvizoi se pavarësisht imponimeve të faktorëve të brendshëm apo të jashtëm, deputetët duhet të kthehen në bazë.

“Të gjithë e dimë që grupi parlamentar i PD ka vështirësitë e veta për shkak të axhendës së ish-drejtuesit dhe pak deputetët e lidhur me të për interesa personale që nuk nuk dua të merrem. Por pjesa tjetër e PD është më e fortë dhe e bashkuar dhe protesta e tregoi që jemi më të bashkuar dhe baza është e bashkuar.

Kemi qenë shumë ftues dhe bashkëpunues në mënyrë konstante. Vijojmë bisedimet me një pjesë të deputetëve një pjesë e të cilëve janë me zemër me ne, por shumë shpejt do të hedhin edhe hapin e duhur.

Gjithsescili deputet është i lirë të mendojë dhe të gjykojë për vendime të rëndësishme. Por kushdo që ka mendim politik jam e sigurt që vendin e ka aty ku është baza, anëtarësi, votuesit.

Pavarësisht ndikimeve apo imponimeve të faktorëve të brendshëm apo të jashtëm, shpresoj e besoj që ata do ti përkasin shumë shpejt vendit që i takon apo do të jenë brenda pritshmërive të elektoratit që i ka mbështetur. Duhet të kthehen në bazë”, tha Vokshi.

 

Të fundit