Flash News

Ditari i Opozitës

"Po deshe të bëhesh kryeministër do mbash hall të madh", Duka: I kam kërkuar Bashës të jem në listën e fituesve

"Po deshe të bëhesh kryeministër do mbash hall të

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se objektivi i përbashkët i opozitës për të larguar kryeministrin Edi Rama nuk është i mjaftueshëm.

Duka tha "Spotlight" se i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës që të jetë në luftën e fituesve.

Ai ka folur mbi kërkesat që ai i ka parashtruar grupit dhe liderit të opozitës, Lulzim Bashës. Ai shprehet se nëse Basha nuk arrin të gjejë ekuilibrin për të plotësuar kërkesat e secilit aleat do të thotë që mungon aftësia menaxhuese.

"Nuk mund të kënaqen më interesat tona njëlloj, sikur do ishin koalicionet klasike, sepse ne do ishim me njerëzit tanë.

Basha do e ketë kokëçarjen më të madhe, sepse në fund të fundit ai do e ketë përgjegjësinë më të madhe. Po deshe me u bo kryeministër, do mbash hall të madh, nuk është kollaj, Tani, ai do gjejë ekuilibrin me të gjithë këto njerëz. Nëse si gjen… kjo është aftësi menaxhuese. Nëse s’i gjen, do të thotë që s’je i aftë", tha Duka.

Të fundit