Flash News

Ditari i Opozitës

"Po fjetëm mbi varre, paqe s'do të ketë kurrë", Berisha takim me Osmanin: Nëse mohojmë gjenocidin e Kosovës, ne meritojmë të zhdukemi

"Po fjetëm mbi varre, paqe s'do të ketë
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas takimit me Vjosa Osmanin

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdë të vizitës së saj 3-ditore në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Berisha u shpreh se vizita e Osmanit ishte “shumë e rëndësishme sepse në qoftë se vendosim të flemë mbi varre, paqe nuk do të ketë kurrë”.

Ndërsa ka akuzuar Ramën si përgjegjës për mosvotimin e rezolutës që njeh gjenocidin serb në Kosovë, Berisha tha se:“Në qoftë se vendosim të mohojmë gjenocidin e Kosovës, ne meritojmë të zhdukemi”.

“Vjosa Osmani foli dje jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës, por për gjeneratave të tëra që janë shuar. Në emër të qindra e mijëra shqiptarëve të cilët u vranë barbarishtë në vitin 1999.

Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentin e parlamentit shqiptar të gjenocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari. Është një akt ç’njerëzor, armiqësor ndaj njerëzimit, i cili nuk njeh falje në dënimin e krimeve kundër tij dhe gjenocidin e një populli mbi bazat raciste.

Gjenocidi ndaj shqiptareve është forma më e egër e gjenocidit që Evropa ka njohur pas Holokaustit.

Kushdo që nuk e njeh këtë problem le t’iu drejtohet librave për të kuptuar se ku renditet gjenocidi shqiptar.

Pas përpjekjes së tmerrshme që u bë për shpërbërjen e Kosovës midis Vuçiç, këtij serbomadhit që është një replike e Milloshevicit, dhe Edi Ramës, këtij ‘Zografi’ që s’ka interesa shqiptare, denoncimi i këtij akti është i një moment historik.

Po ashtu, trau i Rrugës së Kombit, duhet të hiqet. Shqiptarët duhet ta dinë se falë asaj rruge, qytetarët e Kosovës depozituan 320 mijë euro në GDP-në e Shqipërisë, atëhere sepse tani mund të jetë shumë më shumë. Dhe ky njeri që s’ka investuar asnjë gjë të vetme në marrëdhëniet midis dy vendeve, vuri traun për të ardhur në Shqipëri si një akt prej faqeziu të vërtetë.

Vizita e Osmanit ishte shumë e rëndësishme sepse në qoftë se vendosim të flemë mbi varre, paqe nuk do të ketë kurrë.

Në qoftë se vendosim të mohojmë gjenocidin e Kosovës, ne meritojmë të zhdukemi”, ka përfunduar Berisha.

Të fundit