Flash News

Ditari i Opozitës

“Po i mbyll rrugët opozitës”, Bardhi: Zero shpjegime pse u rrëzuan 3 komisione për një javë

“Po i mbyll rrugët opozitës”, Bardhi: Zero shpjegime pse u

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur pas daljes nga Kuvendi. Bardhi tha për mediat se deri tani mazhoranca ka dhënë zero shpjegime se pse rrëzoi brenda një jave 3 kërkesa të opozitës për të ngritur komisione hetimore parlamentare.

Bardhi shtoi se opozita kërkon t’i respektohen të drejtat, pasi mazhoranca ka mbyllur çdo rrugë. Kreu  i grupit të PD tha se në këto kushte opozita është e detyruar të bllokojë seancën.

“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv. Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballet dhe argumentet.

Rruga ku është përfshirë maxhoranca, ne më shumë jemi marrë me veten dhe nuk kemi kërkuar që të respektohen të drejtat e opozitës, por sot jemi detyruar që mos të bllokonim seancën. Do të donim përballje me ide me kolegët e maxhorancës. Por kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet. Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë”, tha ai.

Të fundit