Flash News

Ditari i Opozitës

“Po jepet ryshfet”, Balliu paralajmëron fakte të reja: Do tregojmë se si po vidhet prona publike

“Po jepet ryshfet”, Balliu paralajmëron fakte të reja: Do
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është thirrur sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa banorë të tjerë që kanë protestuar kundër projektit në lidhje me protestat për ndërtimin e ‘Unazës së Madhe’.

Ai tha për mediat se vetëm sot do të dalin para gjyqit rreth 60 qytetarë për pjesëmarrje në protesta, ndërsa shtoi nuk dënohen ata që kanë bërë krime. Balliu shtoi se për çështjen e ‘Unazës së Re’ janë dorëzuar 3 dosje, një në Prokurorinë e Tiranës dhe 2 në SPAK.

Balliu theksoi se shumë shpejt do të nxjerrin në dritë disa fakte të rënda korruptive sipas tij se si po jepet ryshfet për të ndërtuar në Unazën e Re.

“Ky është një nga proceset për protestën e Unazës së Re. Tek ngjisja shkallët takova disa avokatë. Vetëm sot ka afro 60 persona që janë në gjyqe për shkak të protestave. Gjykatat janë mbushur vetëm me protestues. Këtu po gjykohen ata që kanë protestuar dhe jo ata që po vjedhin dhe bëjnë krime.

Shumë nga dosjet që kemi çuar në SPAK, s’kemi marrë përgjigje. Për çështjen e Unazës së Re kemi 3 dosje të dorëzuara, një në Prokurorinë e Tiranës dhe 2 në SPAK. Një për aferën korruptive që ndodhi në fillimi për projektin e Unazës dhe tjetra për Salillarin. Së shpejti do të nxjerrim fakte se si Veliaj vjedh pronën publike bashkë me Maznikun e Dubait, për të bërë pallate”, tha Balliu.

Të fundit